”Lamtumirë kryetar”, Rama reagon zemërthyer për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar për lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos këtë të premte. Me një foto bardhezi të Nanos në selinë rozë, Rama ka shkruar shkurt ”Lamtumirë kryetar” dhe e ka shoqëruar me një zemër të thyer.

Nano ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital.

Fatos Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?