Dalin emrat e 3 biznesmenëve që u gjobitën nga Emiliano Shullazi
Dy biznesmenët e tjerë janë Ardian Bardhi dhe Xhevdet Troplini. Bardhi përshkruhet në dosjen e prokurorisë si pronar i disa lokaleve në Durrës, përfaqësues i kafes “Pascucci”. Biznesmeni tjetër, Xhevdet Troplini përshkruhet si aksioner në Euromag. Biznesmeni i katërt është Jani Zika, i cili siç dihet tashmë nuk pranoi të paguante, por u largua jashtë vendit, bashkë me familjen pas kërcënimeve të vazhdueshme.
Pjesë nga dosja e prokurorisë
“Nje grup personash me rrezikshmëri të lartë shoqërore, identifikuar më parë si përsona me precedent të ndryshëm kriminalë, disa prej tyre të dënuar dhe konkretisht, shtetasit, Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi etj, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, persona të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit, dhe më konkretisht Poje Troplini (Xhevdet Troplini), aksioner në shoqërinë Euromag, me aktivitet në qytetin e Durrësit, shtetasin Ardian Bardhi, pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit dhe përfaqësues i kafes “Pascucci”, si dhe shtetasin Shefqet Kastrati, administrator i “Kastrati Group…..