Lëkundjet e forta të tërmetit në vend, reagon IGJEUM dhe jep të dhënat më të fundit
Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detajet për lëkundjet e tërmetit sot në vend.
Fillimisht faqja europiane EMSC raportoi se epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik me magnitudë 5 të shkallës Rihter, 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi dhe më pas 4.5.
Ndërkohë, IGJEUM bën me dije se tërmeti ka qenë me madhësi 4.1. Sipas IGJEUM tërmeti ka si epiqendër 2 km në veri të Ishmit me një thellësi 2 km, ndërsa thekson se të dhënat janë paraprake.