Lezha mahnit Kosovën në Prishtinë!

Në Prishtinë u organizua një mbrëmje e madhe me 7 shefat e restorantëve më të mira të Lezhës, ku të ftuarit provuan të gjitha gjellët e këtyre restorantëve. Ishte një garë se kush gatuante me mirë dhe të pranishmit u “çmenden” nga guzhina lezhjane. Në fakt restorantet që morën pjesë janë shumë të kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj për gatimet e tyre të jashtëzakonshme.

Organizator i këtij aktiviteti ishte kryebashkiaku lezhjan, Pjerin Ndreu, një njeri i apasionuar pas punës dhe vlerave të zonës së Lezhës. Por nuk lihet pas edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Mingjozi, një diplomat karriere dhe patriot. Një meritë e ka edhe ish-ministri i turizmit shqiptar, Blendi Klosi që mbetet një ideator dhe promovues i turizmit shqiptar.

Në këtë mbrëmje ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i PDK Memli Krasniqi, Kryetari i LDK Lumir Abdixhiku, Kryetari i AAK Ramush Haradinaj, Kryetari i Prishtines Perparim Rama, akademiku Rexhep Qosja, publicisti Veton Surroi, ish ministri i turizmit Blendi Klosi, 35 ambasadore të huaj të akredituar në Prishtinë, ministra, deputetë, kryetarë të komunave nga Kosova, Presheva, Pogradeci, bisnesmenë dhe artistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtatë shefat e famshem të kulinarise lezhjane të restoranteve që gatuan me specialistët e tyre e që mahniten elitën kosovare dhe diplomatët e huaj ishin:

Swiss Digital Mobile Reklama

Trendafili Mistik( Diella)

Rapsodia

Detari

Mrizi i Zanave

Vila Veneto

Klubi Gjuetise

Hylli Drites, të cilët u duartrokitën gjatë duke mahnitur të pranishmit me gatimet e tyre.

Gjithashtu panairi i vererave, artizanatit, librave me autorë lezhjanë, pikturave të të mirënjohurit Pashk Pervathit, stendat e hotelerisë turistike, përformancat artistike te artistëve, vidiove promovuese te bukurive natyrore në Ledwall etj, krijuan një ansambël vlerash në Prishtinë për Lezhën.

Këto janë foto nga darka:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?