Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka mbajtur një fjalë gjatë darkës së organizuar për të ftuarit e formimit ndërkombëtarë të sigurisë dhe politikave globale mbajti një fjalim. Linda Rama theksoi edhe se globalizmi ka afruar njerëzit dhe ka krijuar mundësi të reja për njohje dhe bashkëpunim.
”Isha 28- vjeç kur kalova kufirin dhe u largova nga vendi im i vogël, ishte hera e parë që mbajta karmonedhën e parë të dollarit amerikan dhe bëra këmbimin e parë me këtë monedhë. Në atë moment bota e lirë po ndiqte ëndrrën e saj të madhe që ishte globalizmi, pa mure ka kufi. Ndërkohë që ne arratiseshim nga komunizmi, ju ëndërronit fshatin global. Askush prej nesh nuk e dinte se çfarë e priste. Për dikë që ka jetuar në një vend që ka prodhuar më shumë histori sa mund të tretë. Sot di, më shumë të gjithë ne dimë më shumë edhe pse nuk do të kthehesha kurrë pas. Ne i dimë avantazhet globalizmit që i ka lidhur njerëzit në mënyra të paimagjinueshme. Muzika, filmi dhe arti sot udhëtojnë të lirë, ndërsa na kanë bërë që të njohim njëri-tjetrin më mirë”, tha ajo.
Sipas saj, komunikimi online dhe inteligjenca artificiale janë bërë tashmë mjete të rëndësishme për vende si Shqipëria. ”Komunikimi është më i shpejtë se kurrë më parë dhe inteligjenca artificiale janë avantazhe për vende si yni. 12 milionë vizitorë erdhën vitin e kaluar në një vend me më pak se 3 milionë banorë. Shqipëria po rizbulon vendin e saj në historinë globale. Integrimi ynë europian do të kishte mbetur i kufizuar në një ëndërr që zbehej nëse nuk do të kishim ndarë ecurinë e pareshtuar që solli globalizmi”, tha ajo. Linda Rama shtoi edhe se shoqëritë po përpiqen që të përshtaten me ndryshimet që u ka sjellë globalizimi.
”Ende nuk kemi mësuar si të jetojmë dhe sillemi globalisht në këto rrethana të reja. Nuk mund të dinim si dhe ne nuk dimë mjaftueshëm. Përpiqemi të menaxhojmë një botë tejet komplekse dhe dinamike me praktika, bindje dhe krisma të së shkuarës, në vend që ta kuptojmë e përshtatemi me të. Apo jetojmë ende në botën e globalizimit? Po, po jetojmë, sepse, siç thotë Tony Blair, globalizmi është një realitet. A ju kujtohet si në brezin tonë, çantat e shkollës i mbanim në dorë? Sot asnjë fëmijë nuk e mban në dorë çantën, e mbajnë të gjithë në shpinë, e në fakt për shkak se edhe gjatë viteve çantat u bënë më të mëdha e të rënda, saqë asnjë fëmijë nuk mund t’i mbante. Ata shkojnë çdo ditë në shkollë të përkulur nën këtë peshë, sepse në atë çantë qëndron fletorja, por edhe iPad-i. Kjo është çanta e globalizimit mbi shpinën e Zahos, djalit tim 11 vjeçar, me shumë mundësi për të mësuar, por hera-herës kaotike”,-tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

