Shqipëria fiton për herë të parë ndaj Ukrainës, përmbysje spektakolare në Pragë (VIDEO)

Ka gjithmonë një herë të parë. Shqipëria arrin një fitore spektakolare 2-1 me përmbysje ndaj Ukrainës, në duelin e parë në Ligën e Kombeve. Sfida që u luajt në fushë asnjanëse, në Pragë rezultoi me shumë emocione, por që në fund u buzëqeshi kuqezinjve.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytës, Konoplia shtangu Kombëtaren tonë me një goditje në hyrje të zonës. Gjithsesi Shqipëria reagoi mjaft mirë, pasi barazoi pas 4 minutash me Ismajlin. Ekipi i Sylvinhos nuk u ndal me kaq, sepse realizoi një tjetër gol me Asanin, që bën gjithçka mirë me të majtën pas një asisti nga Manaj. Pra kalojmë në avantazh, duke mbetur ky rezultat deri në fund, 2-1.

Luajtëm mirë, treguam se kemi skuadër profesioniste.

Shqipëria fiton sfidën e parë në grup dhe pret të martën në mbrëmje Gjeorgjinë në “Air Albania”, një duel për kreun e tabelës. Të mos harrojmë se Gjeorgjia fitoi sonte kundër Çekisë me rezultatin e thellë 4-1. Ndaj ndeshja Shqipëri-Gjeorgji mbetet përplasje e fortë se kush del në krye të grupit.

UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

66’ GOOOL –  Kombëtarja luan mjaft mirë dhe me një aksion shumë të bukur gjen avantazhin. Jasir Asani konkretizon me të majtën e tij magjike pasimin e Manajt, duke e dërguar në rrjetë. VIDEO E GOLIT

54’ GOOOL Super Ismajli. Mbrojtësi përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e ndal në fundin e rrjetës, për të barazuar shifrat. VIDEO E GOLIT

49′ – GOOL Yukhym Konoplia shënon që në rastin e parë për Ukrainën duke i dhënë avantazhin me një goditje në hyrje të zonës. Srakosha e prek topin, por nuk e devijon dot jashtë kuadratit. VIDEO E GOLIT

42’ – Ukraina krijon shansin e parë me Yaremchuk, por pret Strakosha.

40’ – Qazim Laçi është shumë pranë golit me një goditje spektakolare me thembër, që shkon në rrjetën e portës, por për fatin e keq, në atë të jashtmen.

39’- Asllani merr një top nga Bajrami dhe gjuan me të majtë, por pret Trubin, që e dërgon topin në goditje këndi.

31’ – Shqipëria luan mirë dhe i afrohet shumë golit me Jasir Asanin, që bën më të vështirën shumë pranë portës duke tentuar që të pasojë, edhe pse kishte gjithë kohën për të tentuar rrejtën.

24’- Manaj shpërdoron një rast shumë të mirë, pas një pasimi të marrë nga Asllani. Sulmuesi gabon në zonë, duke vonuar gjuajtjen, por ishte në pozicion jshtë loje.

20′ – Asllani kroson nga e majta, por Laçi nuk gjen dot topin, pak metra larg vijës fatale.

9’- Mitaj futet bukur nga e majta dhe pason në zonë për Laçin. Mesfushori gjuan me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

1’ – Nis ndeshja në Pragë

Formacioni

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti

 

SHKARKO APP