LSI Berat/ 27 vite sipërmarrëse, Esmeralda Qirko në garën e 25 prillit. Çela: Një grua fisnike që ka punësuar mijëra familje

Në degën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në  Berat është prezantuar si kandidate për zgjedhjet e 25 prillit, Esmeralda Qirko që prej 27 vitesh është një nga sipërmarrëset më të suksesshme të qytetit, ku ka punësuar me mijëra qytetatë. Nga ana tjetër, Qirko ka punuar prej vitesh si mësuese matematike dhe tashmë kontributin e saj pritet ta japë në Kuvendin e Shqipërisë. Në prezantimin e saj, drejtuesi i LSI-së në këtë qark, Ardit Çela tha se Qirko është një grua me kurajo, energjike, “dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason”, shkruan Çela.

Postimi i plotë

Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në parlamentin e ardhshëm. Znj. Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.

Znj. Esmeralda Qirko është një grua me kurajo, energjike, dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason.

Si mësuese e matematikës, Esmeralda ka shërbyer në misionin fisnik të mësimdhënies për vite me radhë në Berat. Prej rreth 27 vitesh, ajo kontribuon në sektorin e biznesit fason dhe është një nga sipërmarrëset më të suksesshme e të ndershme të këtij sektori që punëson me mijëra familje në Berat e në të gjithë Shqipërinë.

Sot është një ditë e bukur për LSI. Sot është një ditë e bukur për Beratin. Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë. LSI rritet përditë! Me energji pozitive, me ekipin e duhur, me programin më të mirë, për ta bërë Beratin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë!

SHKARKO APP