LSI Durrës: Kjo qeveri do të japë llogari se ku i çoi 1.15 miliardë eurot që mori borxh për rindërtimin

Bujar Dhima, zv/kryetar i LSI-së Durrës, teksa ka publikuar video-editorialin e “Koha Jonë”,  nënvizon se qeveria ”Rama 2”, do të japë llogari përpara drejtësisë, përpara banorëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve se ku i çoi 1.15 miliardë eurot që mori borxh për rindërtimin e shtëpive që u shembë nga tërmeti.
Postimi i plotë
Kjo qeveri do të japë llogari përpara drejtësisë, përpara banorëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve se ku i çoi 1.15 miliardë eurot që mori borxh për rindërtimin. Kjo qeveri do marrë ndëshkimin që meriton për korrupsionin e skajshëm dhe braktisjen që i bëri familjeve të thjeshta kur ata kishin dhe vazhdojnë të kenë ende nevojë.
Bujar Dhima Zv/Kryetar i LSI Durrës

SHKARKO APP