Luan Rama: Edi Rama po kap shtetin përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar lidhur me përplasjet mes mazhorancës e Presidencës.

Përmes një deklarate për mediat Luan Rama theksoi se kryeministri Rama po bën përpjekje që të kapë shtetin, përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit. Sipas tij, ky është ndër skenarët për grushtin e shtetit.

Ndërkohë që qeveria duhet të punonte për plotësimin e kushteve për BE, po bën të kundërtën. Po bën atë që ka bërë gjatë kësaj periudhe qeverisje, me synim kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij. Përpjekje kriminale përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit, është një prej skenarëve të realizimit të grushtit të shtetit. Le ta kuptojnë dhe ata pseudo-juristë se duke menduar se duke u hequr si budallenj, mund të amnistohen publikisht. Grusht shteti nuk do të thotë që të dalin tanket në rrugë që i kundërvihen qeverisë. Grusht shteti është dhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e në pushteti tjetër. Grusht shteti është kur dhe me ligj vidhen kompetencat e një pushteti tjetër, siç po ndodh në Shqipëri. Dokumentet e publikuara nga presidenti tregojnë qartë këtë”, tha Luan Rama.

SHKARKO APP