Rama flet për mesazhet e përgjuara të Metës e Ismailajt: Triller prostitutash
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar për historinë e përgjimit mes Kastriot Ismailajt dhe kreut të LSI, Ilir Meta.
Sekretari i LSI-së u shpreh se kjo është një “triller prostitutash” që nuk ja vlen të komentohet.
“Nuk kam asgjë të veçantë për të komentuar perveçse e konsideroj të tërën triller prostitutash të keqpërodrura deri në neveri. Më e keqja është rendja pas këtyre prostitutash që e bën edhe më të neveritshme.
Vëmendja duhet drejtuar tek reforma në drejtësi, reforma të tjera të rëndësishme dhe çështja e shërbimit ndaj qytetarëve, situata ekonomike dhe ajo e krijuar prej përmbytjeve. Pas ketij trilli nuk është askush tjetër veç atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të prostituojnë”, tha Luan Rama për Abc News.
KOHA JONË SONDAZH

