Lugina e Preshevës me listë të përbashkët në zgjedhje, Presidenti Meta: Pjesëmarrja masive e shqiptarëve do forcojë zërin e tyre

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e 5 partive politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, që njihet edhe si Lugina e Preshevës, që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook: 

Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?