Lulzim Basha duhet të shkojë në çdo rreth të sqarojë vendimin antiBerishë

Sot në mbledhjen e degëve të PD-së, Lulzim Basha është gjendur para një kërkese të tyre e cila në thelb ka të bëjë me daljen e kreut të PD-së në bazën e degëve në rrethe për ti sqaruar në lidhje me vendimin e tij kundër ish-liderit Berisha.

Sipas sondazhëve flitet se 70 % e anëtarsisë së PD nuk janë dakort me përjashtimin e Berishës nga PD.

Anëtarsia ndodhet e tronditur mes asaj që tha Basha dhe vendimit të Berishës për të mbledhur firmat e tyre, ku në thelb do të thotë shkarkim të Bashës nga kryetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj duhet që Basha të lëvizë në çdo rreth e ti sqarojë arësyen e vendimit të tij sepse PD-ja duhet aleate me SHBA apo të mbetet peng i Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sigurinë fizike të kreut të PD-së po mendon Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, të cilët kanë shtuar numrin e rojeve për Lulzim Bashën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?