Lulzim Basha i tregon, nga Peshkopia, dhëmbët e forcës Berishës

Me në fund Lulzim Basha doli në bazën e PD-së. Ai ishte sot në Peshkopi ku u prit me daulle e valle nga njerëzit e mbledhur enkas për ta.

Me pas në një takim me demokratët, sipas zyrës së tij të medias, ai tha se vendi nuk qeveriset për vetë faktin se nuk ka shtet, pasi ky është i korruptuar dhe i kapur nga të korruptuarit. Basha tha se ky është një shtet i rrënuar deri në tullën e fundit, pasi sipas tij zbulimi i të dhënave personale të qytetarëve, na tregoi në disa rrafshe se ku është katandisur Shqipëria nën sundimin e paligjshëm të Edi Ramës dhe një grushti pushtetarësh e oligarkësh, kriminelësh me të cilën mban paligjshmërisht pushtetin e shqiptarëve.

Një shtet që siç e pamë javët e fundit është rrënuar deri ën tullën e fundit. Zbulimi i të dhënave personale të qytetarëve, na tregoi në disa rrafshe se ku është katandisur Shqipëria nën sundimin e paligjshëm të Edi Ramës dhe një grushti pushtetarësh e oligarkësh, e kriminelësh me të cilën mban paligjshmërisht pushtetin e shqiptarëve”, tha kryedemokrati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij nga Peshkopia, kryedemokrati tha se me vendimin për të pezulluar nga grupi parlamentar i PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha,  vendosi të zgjedhë të ardhmen me qëllim për t’u shkëputur nga tranzicioni duke lënë pas hijet e së shkuarës.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD u vendos përpara dy mundësive: Të mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisu nga një njeri për interesat e tij personale. Një lufte që do të sakrifikohej interesat e të gjithë demokratëve, që do të zëroj 31 vite sakrificë që nga dita e parë e themelimit, të themeluesve, qëndrestarëve, që do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, të familjes tonë politike. Që do të zhbëjë projektet, vizionin, ëndrrën tonë për rininë demokratë dhe rininë shqiptare, apo të zgjedhim të ardhmen?“, tha Basha.

Kryedemokrati në fund të fjalës së tij dha edhe një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtre ashtu siç e meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen tre jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë”, tha Basha.

Me sa duket do të jetë data 8 janar që do të vendosë se cili do të mbajë selinë blu, datë kur Berisha ka therritur gjithë demokratët te zyrat e PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?