Plani ekonomik i PD, Lulzim Basha: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD, i cili synon të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9%.  Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite.

Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.

Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut duke bërë dhe krahasimin me qeverinë e PS, në qeverinë e Bashës punonjësit do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.?”,- shprehet Basha në një postim në Twitter.

 

SHKARKO APP