Lulzim Basha: Qeveria “Rama” ka kaluar 17 vendime qeveritare brenda një dite për inceneratorët, SPAK-u të arrestojë ministrat e kësaj afere korruptive

Lulzim Basha, kryetari i PD-së, ka dalë sot në një konferencë shtypi ku ka kërkuar nga SPAK-u që të vazhdojë me arrestime të tjera ministrash e jo vetëm të mjaftohen me ish-ministrin Lefter Koka.

Basha tha se brenda një dite kanë kaluar 17 vendime qeveritare brenda një dite, çfarë është bërë shkelje flagrante dhe një korrupsion i madh me 435 milionë euro. Të gjitha këto janë bërë me urdhër e dijeni të kryeministrit Rama.

“Ky është një krim i trefishtë për inceneratorët. Krim mjedisor dhe krim ekonomik. Anëtarët e PD në Komision kanë bërë të mundur inspektim në këto inceneratorë. Sipas tyre, nuk ka incenerim, as riciklim. Por fasadë. Për inceneratorin e Fierit janë paguar 28 mln euro, për mos t’u bërë asgjë. Pagat mësuesve iu janë dhënë në limitet e kohës. Ju kanë ngelur pa marrë 240 mijë lekë të reja. Kjo është afera më kriminale e zhvatjes së parave. Lefter Koka, bishti i aferës.”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pas kryetari i PD-së shtoi se duhet pa asnjë hezitim SPAK-u të firmosë arreste për ministra të tjerë të qeverisë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tre incereneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit i janë një kompanie private të lidhur me qeverinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?