Macron dhe Merkel: Nuk ka hapje negociatash. Shqipëria ka probleme!

Këshilli i Europës ka vendosur që të mos hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Krerët e vendeve të BE kanë miratuar një dokument vetëm me dy rreshta, ku thuhet se kjo çështje mund të diskutohet sërish para samitit të muajit maj, të vitit 2020. Vendimi është një jo e qartë për Shqipërinë.

Angela Merkel dhe Emunuel Macron, krerët e dy vendeve kryesore të BE, Franca dhe Gjermania, kanë dhënë arsyet e bllokimi të procesit. Sipas tyre, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë përmbushur kriterët e kërkuara. Në mënyrë të veçantë është vënë theksi te problemet e Shqipërisë.

Për fat të keq ne nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Më vjen keq shumë për këtë”. Kjo është deklarata që bëri sot për mediat kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të BE, ku nuk u mor vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Merkel deklaroi se do të donte që sot të kishte një vendim pozitiv, por Shqipëria dhe Maqedonia ende kanë probleme në përmbushjen e standardeve. Duke vlerësuar më shumë reformat e arritura nga Maqedonia eVeriut, Merkel u ndal në rastin e Shqipërisë, si një vend që ka probleme edhe me emigracionin. “Janë disa vende që kanë rezerva për negociatat. Patjetër që Zeaev dhe Rama do do zhgënjehen. Unë mbështes në një pikë Markon, mbi idenë që duhen reformuar disa gjëra. Kemi rënë dakord mbi disa gjëra që duhen bërë në të ardhmen. Gjermania do që negociatat të hapen. Maqedonia ka bërë shumë progres duke ndërruar edhe emrin. Vazhdojë të mendojnë që Shqipëria ka bërë shumë, por jo aq sa të na bëjë të marrim një vendim unanim në favor të saj”, deklaroi ndër të tjera Angela Merkel.

Lidhur me diskutimet brenda Këshillit të BE, Merkel tha se “nuk pati një votim. Rasti i Maqedonisë është më i veçantë. Ndërsa për Shqipërinë pati disa debate më shumë”.

Pas Angela Merkel edhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në një konferencë për mediat ka sqaruar vendimin e tij bllokues për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Macron theksoi edhe një herë se do të kërkojë reformimin e procedurave të Bashkimit Europian për hyrjet e reja. Ai deklaroi se dy vendet kanë bërë reforma, por jo mjaftueshëm. Konkretisht ai u ndal te Shqipërisë, duke theksuar se progresi nuk ka qenë i mjaftueshëm.

I pyetur se çfarë mesazhi ka për shqiptarët, presidenti francez u përgjigj duke përsëritur një qëndrim të tijin se nuk ka sesi t’i shpjegojë popullit të tij që Shqipëria, me numrin e lartë të azilkërkuesve, edhe pse është vend i sigurt, do të futet në BE. “Është e vështirë t’i shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociatat Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE, sepse Shqipëria konsiderohet si një vend i siguritë dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë. Kemi probleme me azilkërkuesit, nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por në disa vende të tjera, nuk është se lidhet vetëm me Shqipërinë, janë probleme që duhen rregulluar“, tha Macron.

Më herët tha ai, BE-ja duhet të reformohet dhe nuk është momenti i duhur për zgjerim të mëtejshëm. “Na duhen më shumë muskuj, më shumë solidaritet, më shumë koherencë, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel, ndaj dhe unë kam shprehur ato për të cilat nuk bie dakord. Duhet të jemi të hapur ndaj disa diskutimeve, ndoshta edhe lidhur me zgjerimin, por fillimisht na duhet një reformim i procesit në mënyrë që të ketë diferenca me vitet e mëparshme“,- tha Presidenti i Francës, vota e të cilit ishte bllokuese për negociatat.

Konkluzionet e takimit të BE

Lexoni edhe…

YouTube player

SHKARKO APP