Madeleine Albright ndërron jetë

Madeleine Albright, gruaja e parë në krye të Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, dhe mbështetëse e Kosovës, ndërron jetë në moshën 84-vjeçare.   

Madeleine Korbel Albright, ishte gruaja e parë që mori postin e ministres së Jashtme të SHBA-së, pasi Bill Clinton u rizgjodh si president në vitin 1997. Profesorja e shkencave politike kishte bërë më parë emër si këshilltare për politikën e jashtme të kandidatëve të ndryshëm demokratë për president. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë Clinton e emëroi atë si ambasadore të SHBA-së në OKB në vitin 1993.

Bildergalerie Außenministerinnen der Welt | Madeleine Albright, USAPamje nga ceremonia e betimit si ministre e Jashtme

Swiss Digital Desktop Reklama

Emërimi i Albright, e cila përveç anglishtes dhe çekishtes, fliste edhe frëngjisht, rusisht, serbisht dhe polonisht, u prit kryesisht pozitivisht në Evropë, sepse ajo kishte një interes të veçantë për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prioritetet e politikës së jashtme të Madeleine Albright ishin angazhimi ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme, marrëdhënie më të mira dypalëshe me Kinën dhe Rusinë dhe zgjerimi i NATO-s drejt lindjes. Ajo gjithashtu vazhdoi të mbajë një qëndrim të ashpër kundër Sadam Huseinit në Irak dhe kundër Slobodan Millosheviçit në Serbi.

Mbështetëse e Kosovës

Në vitin 1999 Albright mbështeti me forcë dhe këmbënguli për operacionin e NATO-s kundër Serbisë në konfliktin e Kosovës, edhe pa mandat të OKB-së, për t’i dhënë fund masakrës ndaj shqiptarëve. Gjatë kësaj kohe ajo u takua edhe me ministrin e Jashtëm gjerman Joschka Fischer, i cili më vonë u bë mik i saj.

Pioniere për gratë në poste politike

Madeleine Albright ishte mbështetëse e grave. Thuhet se ajo thoshte se në ferr ka një vend për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera. Dhe pavarësisht dallimeve politike, Albright ishte mike me Condoleezza Rice, e cila më vonë u bë  ministre e Jashtme e SHBA-së.

Madeleine Albright gestorben

Po ashtu Albright mbështeti Hillary Clinton në fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. Kandidatja demokrate do të jetë një presidente “e shquar” tha Albright gjatë fushatës.

Origjina çeke 

Albright u lind më 15 maj 1937 në kryeqytetin çek. Emri i saj i lindjes ishte Marie Jana Korbelova. Kur ajo ishte e vogël familja e saj, babai i saj diplomat, u zhvendos në Londër dhe jetoi atje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja ishte pushtimi i gjerman i Pragës. Pas luftës familja u kthye në Pragë, por emigroi përsëri për në SHBA pasi komunistët morën pushtetin. Albright mori nënshtetësinë amerikane në 1957.

Madeleine Albright vdiq në moshën 84-vjeçare. Me vdekjen e saj Shtetet e Bashkuara humbën një politikane dhe diplomate të rëndësishme.

Reagime të politikanëve të Shqipërisë për zonjën Albright

Autoritete shtetërore dhe politike të Shqipërisë shprehën nderimet e tyre për ish Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, sapo mësuan lajmin se ajo ndërroi jetë.

Presidenti Ilir Meta e vlerësoi zonjën Albright si “një nga personalitetet më të spikatura të politikës së jashtme amerikane”, e cila “”mishëronte në mënyrë të përkryer vlerat më të shkëlqyera të demokracisë amerikane”.

Zoti Meta theksoi se zonja Albright fuqizoi rolin e gruas në politikë dhe frymëzoi gratë kudo në botë për lidership dhe barazi në vendimmarrje.

“Roli i saj për çlirimin e Kosovës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë ishte jetik dhe mbetet historik, duke i dhënë fund dhunimit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga regjimi kriminal i Millosheviçit, në momentet më kritike për ta dhe të ardhmen e Ballkanit” – u shpreh zoti Meta.

Presidenti Meta shtoi se shqiptarët i janë mirënjohës veprës dhe përkushtimit të saj për vëmendjen e posaçme në forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA.

Ai vet tha se ishte “dëshmitar i përkushtimit dhe i vendosmërisë së saj për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan”.

Kryeministri Edi Rama theksoi se ky ishte një “lajm i trishtueshëm” për “gruan, që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës”. Ai e shoqëroi komentin e tij në Facebook me një foto të zonjës Albright me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërsa drejtuesi i sapodorëhequr i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, përmes një postimi në Tëitter shprehu “mirënjohjen për mbështetjen e vendosur të ish sekretares Albright për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe për ndalimin e genocidit në Kosovë”.

Zoti Basha theksoi se “shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shtytjen e saj, që aleanca të ndërmarrë veprime vendimtare për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë”.

Ndërsa drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi, theksoi se “gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA ishte mike e madhe e shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim”.

Në mesazhin e saj zonja Kryemadhi shënoi se emri i zonjës Albright “ka një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë, duke kulmuar me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilin kombi shqiptar do t’i jetë përjetë mirënjohës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?