Ish-kryeministri Majko:Nëse nuk doni ta miratoni shkojmë në Referendum

Edi Rama e tha dje pak si me marifet, por sot ish-kryeministri Majko e tha me plot gojën. Ende pa filluar mirë diskutimi politik për reformën në drejtësi, socialistët përmendim referendumin si zgjidhje.

Pandeli Majko ka marrë përsipër të flasë kundër konsensusit. “Integrimi në Bashkimin Europian prevalon ndaj konsensusit” tha Majko që në nisje të diskutimeve përsëriti fjalët e Edi Ramës.

“Edhe nëse do të biem dakort, të mos biem dakort, në emër të transparencës kemi një zgjidhje; shkuarje te referendumi. Kjo i jep fund çdo skenari, sipas të cilit, këtu po gatuhet një grusht shteti” tha Majko në Komision.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra duket se PS se nuk tërhiqet nga drafti i saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?