Maliqi u drejtohet shqiptarëve: Ngrihuni në revolucion, ndryshe Shqipërinë po e merr lumi!
Deputeti Lefter Maliqi, në fjalën e tij sot në Kuvend, bëri thirrje për revolucion për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, pasi Shqipërinë do ta marrë lumi me këtë bandë qeverisëse.
Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi theksoi se armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama.
“Nuk dua të bëj replikë, por dua t’u bëj me dije shqiptarëve se Reformën Zgjedhore do ta bëjnë siç duan këta të Rilindjes. Të gjithë flasim për armikun e padukshëm. Por armiku më i rrezikshëm mbetet ai që mungon sot në sallën e Kuvendit, ky që do të legalizojë hashashin, të fusë drogën në Shqipëri. Hashashi nuk mund të legalizohet nga njeriu i krimit, i hashashit, i drogës. Veprimet çnjerëzore të tij janë të mëdha, ashtu siç ka përdorur gazin lotsjellës ndaj grave e fëmijëve, do të bëjë prapë. Ky nuk ikën nga pushteti sepse do t’i vjedhë prapë, ndaj ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi”, tha Maliqi.
Po kështu mësohet se artistët që mbrojnë Teatrin Kombëtar kanë bërë thirrje se do të përballen edhe me hunj me policinë nëse do të shkojnë për shembjen e Godinës historike. Ata kanë vendosur të luftojnë jashtë dhe brenda Godinës. Frika mbetet e madhe se mos nga përplasja mund të vritet ndonjë qytetar apo artist, çka do ishte “Vaterloja” e Edi Ramës.