Maqedonia dhe Greqia vendosin të ulin taksat për karburantet dhe ushqimet bazë
Njoftohet se Maqedonia e Veriut dhe Greqia vendosen urgjent heqjen e taksave ndaj karburanteve dhe mallrave bazë të jetës së çdo familje.
Ndërkohë sot kryeministri Rama njofton se do të shikojë për Paketën Antikrizë.
Kryeministri ka ndarë një foto nga mbledhja e qeverisë dhe shkruan se paketa e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës globale mbi çmimet po merr formë përfundimtare.
“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama.
Në sheshin “Skënderbej” janë mbledhur mijëra vetë kundër rritjes së çmimeve. Protesta do të vijojë para kryeministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

