Marshimi ngec në përplasje tek Drejtoria e Policisë, Berisha: Kemi një revoltë popullore
Protesta e PD-së është zhvendosur tashmë nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Para Kryeminstrisë qytetarët u mblodhën për 30 minuta dhe nuk u shënua asnjë incident, me përjashtim të hedhjes së flakadanëve në koshat e plehrave. Ka një tension mes deputetëve, protestuesëve dhe forcave të Policisë para Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Në një ndalesë tek kryqëzimi mes Xhamisë së Namazgjasë dhe selisë blu, Sali Berisha ndaloi dhe foli për herë të parë që nga nisja e protestës-marshim. Kreu i PD-së tha se kemi të bëjmë me një revoltë popullore. Berisha tha se protesta ka si objektiv kryesor mesazhin ndaj Edi Ramës, që ai duhet të largohet nga drejtimi i vendit.
“Kryengritja paqësore sot ka formën e një marshimi revoltë, proteste, në rrugët e Tiranës, për të shprehur zemërimin popullor për të shprehur zemërimin ndaj kreut të organizatës kriminale, qeverisë shqiptare, dhe kreut të saj. Për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, por 30 Lubi të largosh, do jesh ti objekti kryesor i revoltës popullore. Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Largimi i njërit apo tjetrit është përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur lëkurën”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, kreu i PD-së shpjegoi edhe itinerarin e zgjedhur për të shkuar nga Kryeministria te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. ”Shkojmë për t’i thënë se aq sa ka ditë Edi Rama, ke edhe ti. Një mercenar i tij. Në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi. Nuk shkojmë për policët e thjeshtë. Por i shkojmë atij banditi që përbën një nga njerëzit më të rrezikshëm të këtij narkoshteti”.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11169






