Mbyllet qeveria amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.

Shkaku është dështimi për të arritur një marrëveshje mbi financimin e qeverisë në Kongres, përballë përplasjeve të forta mes republikanëve të udhëhequr nga Donald Trump dhe opozitës demokrate.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila shprehet se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht, me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë, derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.”, shkruan ambasada.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?