Me 25 prill përmbysje e madhe politike
Ndërkohë që në Kosovë ndodhi një përmbysje e madhe, pasi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani morën mbi 48 % të votave, në Tiranë Rilindja u ndje keq. Asnjë shprehje gëzimi për fitoren e Kurtit nga Tirana zyrtare. Edhe një urim ishte formalitet nga presioni mediatik dhe popullor në Shqipëri.
Fakti që Kosova kishte një kryeministër, Hotin, i cili nuk mund të mos thuhet se ishte specialist dhe i pa akuzuar për korrupsion siç ndodh në Tiranë, sidomos prej 4 vitesh dhe prapë humbi thellë si kryeministër, atëhere me 25 prill në Shqipëri do kemi një votë masive kundër kryeministrit Rama.
Edi Rama akuzohet se ka shkatërruar ekonominë duke e kthyer buxhetin e shtetit në favor të oligarkëve. Dihet tashmë se vetëm 10 apo 12 biznesmenë të mëdhenjë marrin tenderimet, PPP, koncesionet, leje ndërtimi me kulla në Tiranë, apo fshatra turistikë, duke iu marrë pronat në bregdet qytetarëve të thjeshtë, sepse udhëron qeveria.
Edi Rama ka rrënuar Demokracinë, duke bërë zgjedhje një partiake, të cilat që prej vitit 1991 nuk kanë ndodhur, përjashtuar vitin 1996, kur PD zaptoi zgjedhjet, por e mori hakun në vitin 1997. Por që të futet një parti e vetmje në zgjedhje, nuk ka ndodhur siç bëri Rilindja në zgjedhjet lokale, ku qeveria ka 100 % të bashkive.
Edi Rama përdori bandat të blinin e merrnin me forcë votat. Provat, publiku shqiptar i di mirë.
Edi Rama emëroi ministra të korruptuar si dhe përzgjodhi disa ministra nga soji më i keq që mund të nxjerrë një sekt pushtues, si Rilindja.
Edi Rama mori PS, duke e bërë Rilindje, pra ua vodhi siglën dhe vulën, kur dihet se socialistët e thjeshtë nuk pyeten. Edhe kur bëhet sikur pyeten, iu shkojnë për vota në votime. Më pas gishtin e mesit!
Edi Rama e ndjen votën masive kundër, por bën aktorin.
Kur në Kosovë e rrëzuan qeverinë, edhe pa shumë gjynahe si kjo e Tiranës, imagjinoni se si do jetë vota kundër Rilindjes, me 25 prill
KOHA JONË SONDAZH

