Me 85 vota Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Me 85 vota pro Endrit Shabani është zgjedhur si Avokat i Popullit pas një kaosi që kjo çështje shkaktoi. Opozita iku nga salla në momentin e votimit për t’u kthyer pasi ai përfundoi.

Kalimi i kandidaturave për votim në një kohë që opozita kishte tërhequr firmat mbështetëse, u bë shkak që demokratët të nisnin akuzat për një proces të paracaktuar.

Argumenti i socialistëve për të vijuar votimin ishte se kandidaturat e përcjella në Parlament kishin firmat e demokratëve, përfshirë të Endrit Shabanin, njeriun për të cilin u bë i gjithë debati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në realitet Endri Shabani kishte marrë firmat e kryesisë së PD-së, por Selia Blu nuk bëri zë derisa kandidatura e Shabanit kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe me pas bëri sikur nuk donte!

Swiss Digital Mobile Reklama

Lojë PS-PD në kurriz të Besim Ndregjonit dhe Adriana Kalasë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?