Me këtë opozitë, Edi Rama mbretëron deri në vitin 2030

Nga Lindita Kokoli-

Një vend kur nuk ka opozitë quhet shtet diktatorial. Ndërsa kur mban një opozitë fasadë dhe të shkatërruar është me keq se rasti i parë, pasi thuhet se është vend demokratik, por në të vertetë është një mashtrim i madh se ndërkohë një grusht politikanësh dhe biznesmenësh drejtojnë gjithçka.

Në Shqipëri ka pak muaj që nuk kemi fare opozitë. Një pjesë e saj është denigruar nga pabesitë dhe ndodhet në zgrip jetese, kurse opozita kryesore del si kolonë e pestë në gjirin e shoqërisë.

Po mundohet plaku Sali të lëvizë makinën gërdallë të PD-së, por ajo ka përfunduar në karrocë ku karrocën e mban Luli, kurse kalin e lodhur e tërheq Berisha.

Nga ana tjetër kemi një kryeministër që zotëron gjithçka. E me sa duket do jetë gjatë në pushtet, të paktën deri nga viti 2030.

Tashmë rreziku i kryeministrit mbetet vetëm Edi Rama!

Vetëm nëse lajthit Rama, ikën Edi!

SHKARKO APP