Më në fund reagon edhe kryeministri ndaj presidentit serb

Më në fund reagoi edhe kryeministri Rama ndaj Presidentit serb Vuçiç. I pari doli sot zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Blushi ku dënoi ashpër deklaratën e Vuçiç. Më pas krejt politika shqiptare, ndërsa tani në darkë ka reaguar edhe kryeministri Rama.

“Miq atje! Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! @avucic Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes!”, shkruan Rama.

SHKARKO APP