Mesazhi ulëritës i deputetit të dorëhequr Mark Marku

Deputeti i zgjedhur i PD-së Mark Marku sot dha dorëheqjen me një letër publike, ku lëshonte vikamën e madhe se ku ka sosur Opozita shqiptare.

Ai foli në Kuvendin e PD-së dhe askush nuk e dëgjoi.

Marku luftoi kundër qeverisë dhe kryeministrit në një zonë delikate, ku krimi bleu vota, por nuk u dorëzua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mark Marku ka lëshuar thirrjen e madhe duke dhënë dorëheqjen nga deputet demokrat se PD-ja po fiket, po mbyllet në kullën e ish-kryetarit dhe në vilën e kryetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i dorëhequr thotë se populli opozitar po gënjehet nga lidershipi i PD-së se gjoja do vijnë në pushtet, por me këtë opozitarizëm vetëm sa i garantojnë me shumë jetën në pushtet Edi Ramës.

Marku iku, por la pas shijen e hidhur se kemi një seli blu ineficente, në mos pazarxhie me pushtetin.

Ai hapi perden e dramës ku demokratët duhet të hapin sytë.

Mark Marku veproi me dinjitet; ua hodhi mandatin mu në oborrin e selisë së PD-së, duke u thënë se ju po shkatërroni idealin opozitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?