Meta: Gjergj Kastriot Skëndërbeu, shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe

Me rastin e 553-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se ai është shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë. ”Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?