Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Palaço pa Atdhe. Unë nuk bëj aktrime dhe as politikë për vota me historinë e kombit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve që Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të “Rilindjes” bën për dekorimet e heronjve dhe dëshmorëve të atdheut.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se “unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!”.

Presidenti shton se asnjëherë nuk ka vënë në diskutim gjakun e heronjve dhe luftëtarëve të luftës anti fashiste.

“O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!

Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.

O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë! Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!”,- shkruan kreu i shtetit.

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3427217650657817/

SHKARKO APP