Meta: Kallëzim penal kundër Ardian Dvoranit
Kreu i shtetit, Ilir Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi se ka paditur penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani.
Presidenti Ilir Meta njoftoi se veprimet e Dvoranit kanë krijuar pasojë shumë të rëndë duke cenuar legjitimitetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti Meta deklaroi se pjesë e padisë janë të gjitha aktet e KED për dy vitet e fundit, ku ka shkelje disiplinore, por edhe vepra të qarta penale.
“Dëshiroj t’ju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal, si Presidenti i Republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kallëzim në Gjykatën e Lartë.
E akuzoj për këto vepra penale:
1- Shpërdorim detyre neni 248 kodit penal
2 -Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.
Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallëzim përpara Prokurorisë”,- deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti shpjegoi se janë disa shkelje që janë mjaft të rënda për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Presidenti tha se KED nuk ka kompetencë të botojë vendimet në Fletoren Zyrtare, por vetëm në faqen online. “Botimi në Fletoren Zyrtare është shkelje e hapur me qëllim për të manipuluar opinionin dhe ndërkombëtarët”.
Presidenti tha se se “siç jeni bërë me dije, nga debati publik dhe deklaratat publike, është konstatuar se në KED janë kryer disa shkelje të rënda nga Ardian Dvorani, që i kapërcejnë shkeljet ligjore. Veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit, sjellin pasoja të pariparueshme në sistemin e drejtësisë. Presidenti i Republikës pasi ka konstatuara këto veprime, vlerëson se ato përbëjnë shkelje disiplinore. Kallëzimi me qëllim fillimin e hetimeve ndaj Dvoranit, dhe përvetësimi i titullit dhe detyrës shtetërore, vlerësohet se ai ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz”,- tha kreu i shtetit.