Presidenti Meta në Bruksel, takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Bruksel ku do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.
Në njoftimin për mediat nga ana e Presidencës thuhet se Presidenti Meta “do të pritet sot në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg”.
Po kështu në orën 17:00 Presidenti Meta, së bashku me Stoltenberg do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s.