Meta nga Vlora: Rilindja një bandë që do t’ju marrë votat dhe t’ju shembë shtëpitë pas zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot nga Vlora se procesi i legalizimeve të banorëve të Vlorës, Orikumit dhe gjithë vendit është zvarritur qëllimisht nga ana e qeverisë.
Kreu i shtetit shtoi se qëllimi i qeverisë “Rama” është që të marrë votat e qytetarëve dhe më pas të shembë shtëpitë për projekte të dyshimta.

Në fjalën e tij, Meta u ndal në çështjen e pronave të banorëve të Orikumit, për të cilën ka kërkuar më herët reagimin e institucioneve. “Pas kthimit në Tiranë realizova takim me avokatin e popullit ku shprehu angazhimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Me datë 30 mars, avokati i popullit doli në përfundim se IKMT, Bashkia e Vlorës dhe Kadastra nuk kanë bashkëpunuar me avokatin e popullit por I kanë fshehur informacionet. Avokatit të Popullit i janë dashur 16 muaj për të marrë një përgjigje nga këto institucione.

Bashkia e Vlorës ka arritur deri aty sa ka deklaruar se nuk ka dijeni për atë që ka ndodhur në këtë segment rrugor. Organet publike kanë konsumuar një seri shkeljes të rënda. Ato fakte dhe të dhëna për të cilat qytetarët u ankuan te presidenti rezultuan të vërteta. Damiani u takua t’i takojë qytetarët vetëm pasi ata u takuan me presidentin dhe u premtoi legalizim pas zgjedhjeve.

Besoj se jo vetëm qytetarët e Vlorës dhe gjithë shqiptarët që kanë problem të tilla e morën përgjigjen nga përgjimi I Artan Lames i cili porosiste vartësit që të mos u thonin të vërtetën qytetarëve në mënyrë që të mos kenë kosto. Këto ishin problemet dhe shqetësimet që janë tashmë zyrtare. Prona është e shenjtë siç vota është e shenjtë dhe këtë e ka kuptuar çdo qytetar i Vlorës”, -tha Meta.

SHKARKO APP