Meta pas takimit me Varhelyi: Kodin Zgjedhor do ta kthej në Kuvend. Çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në mbrëmje me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaron se ka informuar përfaqësuesin e BE se Kodi Zgjedhor, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga PS, do të kthehet sërish në Kuvend.

“Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.  Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar”,- deklaron kreu i shtetit.

Kreu i shtetit shton se “25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Presidentit Meta ka falënderuar Komisionerin e BE për për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?