Meta pret bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në zyrën e tij bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi.
Përmes një shënimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kreu i Shtetit vlerëson se përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme
“Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi. Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme”, shprehet në mesazhin e tij Presidenti Meta, duke i bashkëngjitur dhe një fotografi nga takimi i sotëm në Presidencë.