Meta replikon me Ramën: O shoku thirri mendjes!
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj sulmeve që kryeministri Edi Rama bëri sot në adresë të tij për dekorimet e heronjve të atdheut.
“O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! 🇦🇱”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3427092964003619