Meta thirrje patronazhistëve të PS: Mos dëgjoni kryefuksin Edi Rama. Regjimi i fuksave ka mbaruar
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës që nxisin konflikt mes qytetarëve dhe patronazhistëve të PS që u kanë vjedhur të dhënat.
Presidenti Meta u ka bërë thirrje patronazhistëve të PS që të mos dëgjojnë më Edi Ramën.
“Të dashur “patronazhistë”, Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër. Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese. Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!”,- kreu i shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

