Mijëra shqiptarë të Greqisë “pushtojnë” Selanikun

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Mijëra shqiptarë “pushtojnë” Selanikun, Athina acarohet!

Këtë të dielë kryeministri Edi Rama do të jetë në Selanik në takimin me diasporën shqiptare të Greqisë. Do jenë me mijëra emigrantë shqiptarë në qytetin e Selanikut. Por edhe shovinistët grekë të Vorio Epirit do të mundohen të prishin punë. Ndërkohë Athina zyrtare ka dhënë shenjat e para të xhelozisë dhe bllokimit.

Këtë të shtunë ishte një torturë e vertetë e gazetarëve shqiptarë për të kaluar kufirin grek. Ekipet e mediave shqiptare prej disa orësh mbeten të bllokuar në doganën e Kapshticës, pasi ishin nisur për të ndjekur takimin që do të ketë kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Selanik. Pala greke u ka mbajtur pasaportat gazetarëve dhe operatorëve, duke i ndaluar udhëtimin drejt Selanikut.

Teksa agonia e pritjes vijonte, policia greke u propozoi ekipeve që të kalonin gazetarët me makina, por kamerat sipas tyre duhet të qëndronin në kufi deri në një moment të dytë kur të mbërrinte dhe konfirmimi nga Athina. Saga e bllokadës greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë ka marrë fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë iu kanë kthyer gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin e Ramës me bashkatdhetarët.

Ky është diskriminim grek, por duhet edhe ne t’ua bëjmë siç na e bëjnë!

Sepse kur grekët apo edhe shovinistët grekë vijnë në Himarë për destabilizim, policia shqiptare i lejon dhe nuk i bllokon siç bëjnë grekët në kufi me shqiptarët. Shqipëria ka pak vite që ka dinjitet si shtet dhe në Bruksel flet si e barabartë me Greqinë fqinje, e cila për njëmijë arësye mbetet e pabesë ndaj Shqipërisë, porse prapë Athina zyrtare e shfaq të keqen që ka brenda shpirtit ndaj Shqipërisë.

Kjo e dielë do të valvisë flamurin shqiptar në mes të Selanikut, duke ua ngritur nervat grekëve shovinistë, ndonëse ne jemi paqësorë dhe europianë.

Ndaj sa me shumë shqiptarë në Selanik nga të katër anët e Greqisë që t’ju tregojmë Athinës zyrtare se ka ikur koha kur ata na bënin presion, sepse tani jemi afro 9 milionë shqiptarë, në krejt Ballkanin, po aq sa janë grekët.

Por shqiptarët kanë shpirt e kurajo me shumë se grekët.

Kjo e dielë në Selanik do të manifestojë forcën e Shqipërisë, ndaj të gjithë në Selanik!

SHKARKO APP