Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, po jep prova konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit

Nga Nilda Halili-

Ulsi Manja është ministër drejtësie në qeverinë Rama. Dikur ish-prokuror e më pas deputet në parlament ai ka njohuri të sakta për detyrën e ministrit.

Në fillim kur u emërua kishte hamendje të shumta për militantizmin e tij në raport me detyrën e rëndësishme të numrit një në drejtësi. Por nga pak e përditë Ulsi Manja po tregon se nuk ka ndërmend të shkelë ligjet dhe as të lejojë njeri të mos i zbatojë ato, qoftë edhe drejtues i lartë në administratën e tij. Apo edhe në institucionet vartëse të ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shembujt e masave ndaj vartësve të tij, që dihet se janë socialistë, tregon se ministri në fjalë deri tani së paku ka prioritet zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e kujtdo që e ka shkelur atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e prekshme ku korrupsioni apo abuzimet mbetet Agjensia Shtetrore e Kadastrës (ASHK). Ministri ka dërguar grupe kontrolli në çdo degë të ASHK, duke shkarkuar apo dërguar për ndjekje penale punonjës e drejtues të ASHK.

Përveç ASHK, ku janë interesa të mëdha pronash, ministri po mbikqyr edhe në institucionet e tjera të varësisë së tij.

Deri tani Ulsi Manja ka mbetur prokurori i dikurshëm që penalizon shkelësit. Megjithatë është fillimi dhe ka kohë për të parë vendosmerinë e tij të fillimit në detyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?