Manjani del kundër Kryeministrit Rama për koncensionin e radhës
Qe kur u emerua ministër drejtesie Ylli Manjani kishte parashikime se do te ishte ministër “kokeforte” pra qe nuk firmos apo pranon gjithcka qe mund ti thote kryeministri Rama. Kjo është një gjë mire dhe e vyer ne një qeverisje europiane pasi ne kemi vuajtur nga mania për servilizem e cdo ministri kundrejt kryeministrit.
Po cili eshte kundershtimi i fundit i Ylli Manjanit qe e ka acaruar kryeministrin Rama? Mbreme ka patur tone të forta debati mes ministrit Manjani dhe Kryeministrit për ceshtjen e nje koncensioni te ri qe do të jap Edi Rama per dritat per Tiranen dhe Durresin.
Ministri e ka kundershtuar dhe i ka thene se nuk jam dakort dhe nuk e firmos, bile do votoj hapur kunder në qeveri. Kryeministri i ka kerkuar që ta votoj por Manjani ka perseritur JO. Ky veprim per dhënie koncensioni vjen edhe pas kerkesës së grupit parlamentar të LSI që për koncensione të cilat e kalojne pragun e nje mandati qeverisës te kaloj në parlament e të mos kete te drejte qeveria. E logjikshme është kërkesa e Petrit Vasilit që të jetë parlamenti i cili te votojë per koncensionet pasi jane pasuri shtetrore e nuk mund të tjetersohet pasuria publike per 10 apo 20 apo edhe me shume vjet kur qeveria ka marre mandat vetëm per katër vite qeverisje.
Ndaj qendrimi i ministrit të drejtesise duhet përgëzuar ndonese marredheniet mes PS e LSI edhe në këtë rast shkojne drejt konfliktit politik. Mesohet se ministri i drejtesise ka thënë se kjo eshte e padrejtë dhe ai që ai e ben nje veprim te tillë mund të shkoje në burg neser!