Ministrja e Energjitikës, Balluku: Të fiken dritat në rrugët e vendit, bashkitë jo të gjitha lagjet
Kriza sa po vjen dhe thellohet nga mungesat europiane të naftës dhe energjisë elektrike. Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku ka urdheruar të mos ndizen më dritat në rrugët Tiranë-Durrës, Bypassi i Durrësit, Qafë Kashar-Rinas, Lin-Pogradec, By Passi Shkodër, Korçë-Ersekë, Qafë Gjashtë,etj
Balluku bëri me dije se edhe për dy javët e ardhshme nuk priten reshje shiu ndërsa shtoi se do t’ju kërkohet edhe Bashkive që të ndërpresin ndriçimin e panevojshëm.
“Kaskada ndodhet në një moment të vështirë. Në kaskadën e Drinit punojnë dy agregatë. Duke pasur konsumin e lartë, prodhimi vendas është ulur ndjeshmë, do dalim në import. Qeveria ka vendosur të marrë masa duke nisur fillimisht nga vetë institucionet publike.
Kemi kërkuar nga ARRSH që të nisë nga puna për të bërë ndërprerjen e ndriçmi në akset automobilsitike.
Tiranë-Durrës, Bypassi i Durrësit, Qafë Kashar-Rinas, Lin-Pogradec, By Passi Shkodër, Korçë-Ersekë, Qafë Gjashtë.
Ndërprerje do ketë edhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim. By Passi i Fierit, Lezhë-Shëngjin, dhe Shkodër-Hani i Hotit.
Nuk do prekim disa pjesë të akseve rruugore që cënojnë sigurinë rrugore siç janë rrethrrotullimet Rrogozhinë, Lushnjë, Lezhë-Kakarriq.”-tha Balluku.
Nëse mungesa e naftës edhe mund të përballohet, ajo e dritave do të jetë shkaterruese për familjet dhe ekonominë shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

