Miranda Haxhia: Tani nuk ke më përfitime Lul, por duhet të kesh vënë ndonjë lekë për këto ditë!

Nga Miranda Haxhia-

I dashur Lulzim Basha,

Hiqe tisin e fytyres se vrerosur për shkak se nuk je më kryetar i PD-së.

Nuk është fundi i botes.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kuptoj hallin e asaj vrerosjeje, edhe pse jo dhe aq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë hequr nga puna qindra demokratë, socialistë, votues e jo votues te tutë, por ia kanë dalë të jetojnë edhe me një rrogë, edhe me një gjysmë rroge; edhe duke emigruar, duke nderruar zanat në prag të te 60-ve.

Do kesh ca vështiresi, Luli, se nuk do marresh më shperblime për afera partie, emërime, vendime pas kuintash, por mendoj se do t’i kesh vënë ca lekë menjanë për ‘ditë të zezë’

Babai im me keshillonte shpesh:- verë një dhjetë mijeshe menjane, se nuk i dihet cili gur të rrëzon.

Ti edhe Makbethin, nuk e lexove kurre deri në fund, që t’ua dije peshen vuajtjeve. Ishte me e lehtë ‘të shthurje eren’ sesa te të bindnin që t’i të jepje dorëheqjen.

Tani mblidhe mendjen, bli nje bllok te vogel e llogariti mirë shpenzimet mujore.

Do t’ia dalesh, edhe sikur të mos punosh një ditë, pasi ke qenë aq lart.

Eshtë rasti të mesosh të fluturosh me ulët, ose të mësosh të ecësh.

E di çmimin e biletes së urbanit?

E di çmimin e një buke integrale?

E di çmimin e një tufe presh?

E di çmimin e një vizite në spital?

Kjo nuk është poezi, i dashur.

Sigurisht, ti di çmime te tjera, me shumë zero.

Zhduki ca zero, sepse për aq kohë u ke dhenë kuptim, njëherë dole pas presjes dhjetore e bota përmbyset.

Takohemi te tregu i gabit, te pallati me shigjeta. Ku i dihet… kap ndonjë gëe firmato me çmim të lirë, çmim krize.

Lamtumirë, fenomeni Basha!

Lamtumirat helmojnë, por jo më shumë nga sa helmojnë te qenurit kot. Dhe ty, shpesh te mungon ajo që ne menduam se ishe dhe nuk ke qenë kurrë, sesa ikja jote më konkrete.

Shënim: Unë nuk e kam personale, sepse me gënjeve njëherë në zyren tënde, nuk e kapa, me mashtrove herën e dytë, u ndjeva fajtore. Tani jam e çliruar nga ndjenja e fajit. Se nuk është gjithmonë faji i të vrarit, kur ai që vret, fuqizohet. Dhe te mendosh që u mashtrova unë qe, çoç kam lexuar ca, po ata qindra demokrate që nuk kishin as luksin e të blerit te një libri?! Sa herë janë gënjyer e mashtruar nga ti?

Ndaj ende nuk e kam prishur atë dhjetemijeshen që me ka lenë porosi im atë.

Po ti si do t’ia dalesh, aq i mjerë e i varfer sa je!

Lamtumirë, o njeri i vogel.

Ah, e di si tha mamaja ime mbremë?

O Mirand’ shiko se është hapur një vend bosh për punë?

Ku moj ‘ma?

Iku Basha. Shko ti.

Mos u pikello se ka plot njerëz per se mbari që ta drejtojne PD-në. ( sigurisht, jo unë)

-Marrë nga statusi i Miranda Haxhia në Facebook-

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?