Mitingu i madh i LSI, Kryemadhi, shqiptarëve: Ju do të shembni këtë pushtet duke votuar numrin 6

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se beteja e 25 prillit është beteja për të ardhmen e vendit me të keqen që përfaqëson rilindja.

“Jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision, të bëjmë Shqipërinë që të ndjehet shtëpia e shqiptarëve”,- tha Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se listat e LSI përfaqëson vlerat më të mira qytetare dhe njerëzore. Kryetarja e LSI-së ju drejtua shqiptarëve: “ju do të shembni këtë pushtet duke votuar numrin 6”

Në takim folën drejtues të LSI në 12 qarqe dhe kandidatë të kësaj force politike. Drejtuesi i qarkut të Korçës, Endrit Braimllari u shpreh sot në mitingun e madh të LSI, se pjesëmarrja masive në këtë takim është dëshmia e fitores së madhe të 25 prilli.

“Beteja e 25 prillit është për fëmijët tanë, për t’i kthyer shpresën dhe punësimin të rinjve dhe të rejave të këtij vendi”,- tha Braimllari.

Drejtuesi i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela deklaroi në mitingun e madh të LSI në Tiranë, se më 25 prill Shqipëria do të shkëputet nga keqqeverisja dhe korrupsioni i Rilindjes.

“Rilindjen do e dërrmojmë në çdo qendër votimi në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë”,– tha Çela.

Erisa Xhixho, kandidate dhe njëherësh nënkryetare e LSI në mitingun përmbyllës përballë mijëra qytetarëve të ardhur nga gjithë Shqipëria ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë numrin 6.

“Besoni tek Lëvizja Socialiste për Integrim, më 25 prill do ti kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Kjo qeverisje duhet të marrë mësim në 25 prill, pasi i shkatërroi Shqipërisë trashëgimin, betonizoi vendin dhe largoi shqiptarët nga vendi”,- tha ndër të tjera Erisa Xhixho.

Lexoni edhe…

FJALA E KRYETARES SË LSI-së, Monika Kryemadhi

Motra dhe vëllezër, në këtë shesh që mban emrin e të shenjtës Nënë Tereza e bekoftë LSI-në, bekoftë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, e bekoftë Shqipërinë.
Motra dhe vëllezër, përkrahës të LSI në qytetin e Tiranës dhe të gjithë ju miqtë e mi, ekipi fitues i LSI, 153 kandidatët, 153 heronj, të cilët përballen me balozin që po ngordh çdo minuta dhe sekondë, i cili numëron minutat e tij duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, por ju jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.
Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve.
Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë. Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore.
Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet.
Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh.
Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës.
Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit.
Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj.
Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet.

Jeni të mrekullueshëm. Vetëm LSI-ja në këtë ditë me shi dhe në këtë ditë të ftohtë mund të mblidhte me qindra mijëra e mijëra të rinj dhe të reja në sheshin Nënë Tereza. Lista e LSI-së është lista fituese dhe këtë e tregon sot kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme në sheshin Nënë Tereza. Lista e LSI-së është fitorja e të rinjve dhe të rejave, është fitorja e të gjithë shqiptarëve. Ka vetëm një alternativë, sepse përballë të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave të shkëlqyera, profesionistëve dhe patriotëve të mirë të listës së LSI-së, ndodhen rilindasit që tradhtuan vendin, që i larguan me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja. Ndodhen rilindasit që grabitën të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Ndodhen rilindasit, ata të cilët i terrorizojnë administratën publike, për t’i nxjerrë në shesh brenda 4 orëve, vetëm e vetëm nga frika e këtij takimi të mrekullueshëm sot në sheshin Nënën Tereza.

Ju e dini shumë mirë për mesazhet kërcënuese që i çoheshin sot administratës publike për të dalë në sheshin Skënderbej. Por ndërkohë nga ana tjetër, socialistët e ndershëm i kthenin përgjigje: do të marr pjesë në miting, por në anën tjetër të sheshit, do të marr pjesë në mitingun e LSI-së, atje ku është shtëpia e socialistëve. Më 25 prill shqiptarët kanë në dorë zgjidhjen e zgjedhjeve të tyre. Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, do të votojnë për ndryshimin duke votuar numrin 6, duke votuar LSI-në, sepse ne kemi dhënë zemrën dhe çdo gjë që kemi për Shqipërinë, në mënyrë të tillë që të realizojmë atë ëndërr të qindra e mijëra shqiptarëve që luftuan për liri dhe demokraci. Për të pasur një Shqipëri europiane, për të pasur një Shqipëri të vërtetë, atë që kanë ëndërruar studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, atë që kanë ëndërruar partizanët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, atë që kanë ëndërruar prindërit tanë, të cilët kanë punuar për ndërtimin e Shqipërisë.

Në do t’i japim shqiptarëve atë mundësi që Edi Rama ua mori. Ne do t’u japim shqiptarëve mundësinë për të jetuar në Shqipëri si qytetarë europianë, me punë të mirëpaguar, ne do t’u japim shqiptarëve mundësi për të pasur një shëndetësi të mirë dhe jo me 100 standarde sipas Edi Ramës. Por për të pasur një shëndetësi të vërtetë, një shëndetësi ku qytetarët të vaksinohen në mënyrë të drejtë dhe të ndershme si një qytetar europian dhe jo si një popull eksperimental, që Edi Rama kërkon të trajtojë shqiptarët.

Ne do t’u japim shqiptarëve një arsim cilësor, ku fëmijët e familjeve shqiptare të kenë mundësi të shkollohen me mësues me dinjitet dhe jo me militantë politikë, të shkollohen në shkolla cilësore dhe me një arsim cilësor, në mënyrë të tillë që studentët tanë të konkurrojnë në tregun e punës me dinjitet dhe me diploma cilësore, jo me kartonë të cilat ia ndërron ngjyrat Edi Rama sipas ëndrrave të tij. Ne do të ndërtojmë një Shqipëri ku politikanët nuk shikohen si mashtrues, por ne do të ndërtojmë një Shqipëri ku politikanët të jenë ata që të mbajnë fjalën, ashtu si LSI-ja e mban fjalën, ashtu si të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë luftojnë për një Shqipëri europiane.

SHKARKO APP