Mjeku i njohur, Artan Koni: Me sytë nga Covid-19 po harrohen sëmundjet e tjera!

Koronavirusi po merr jetë njerëzish, por mjekët po thonë se krejt sistemi shendetësor është drejtuar nga Covid-19, duke harruar se janë shumë sëmundje të tjera vdekjeprurëse, por që prej muajit mars janë neglizhuar, sepse të gjithë projektorët e interesit publik dhe shtetëror janë fokusuar te koronavirusi.

Mjeku i njohur, Artan Koni, tha se sistemi shëndetësor në Shqipëri rrezikon të shkojë drejt kolapsit dhe kjo jo për shkak të pandemisë së koronavirusit, por se sipas tij, po neglizhohen sëmundjet e tjera të rrezikshme, që janë shumë më vdekjeprurëse se ky virus.

Mjeku Koni shtoi se “Kolapsim do të thotë që janë ezauruar të gjithë kapacitetet spitalore. Në këtë aspekt, besoj se jemi duke shkuar drejt një kolapsi. Kolapsi për mua nuk është Covid, por një sëmundje tjetër që duhet të mjekohet dhe që s’po mjekohet. Na është futur kjo frika e Covidit dhe po merremi vetëm me të, por duhet të mendojmë dhe sëmundjet e tjera që mund të jenë shumë më vdekjeprurëse, si sëmundjet e zemrës psh. Koha që i përgjigjemi një krize në zemër nuk është ajo që ishte më parë. Më parë i përgjigjeshim në kohë pacientit, tani kjo kohë është zgjatur shumë, për shkak të pandemisë. Kolapsimi do të thotë ezaurimi i personelit mjekësor dhe mospasja e një personeli tjetër për ta futur në punë, apo dhe mospasja e aparaturave. Sëmundje tjera të rrezikshme janë diabeti, kanceri, sëmundjet e mushkërive, etj. Covidi do të zgjasë të paktën edhe një vit tjetër, kështu që nuk mund të shtyhet kurimi i pacientëve, që vuajnë nga këto sëmundje, se po i shtyve një apo dy muaj, muajin e tretë ata të vijnë në urgjencë për operacion, duke rrezikuar jetën. Në këtë aspekt, jemi drejt një kolapsi. Duhet të futen në lojë që tani spitalet rajonale. Është më mirë që 2-3 pacientë të kurohen nëpër rajonale, pasi dhe spitalet nuk krijojnë mbingarkesë, por edhe Tirana nuk bëhet vatra e rrezikshme e infeksionit, siç është tani”, tha Koni.

Mjeku insiston se maska nuk mbron gjë.

SHKARKO APP