Mjeku i njohur Petrit Vargu: Pse nuk do vaksinohen 425 mijë të moshuarit direkt pas mjekëve?

Në emisionin Open te Eni Vasili në TCH ku flitet për ardhjen e vaksinës kundër koronavirusit debati ishte mes Gjergji Kojës ish-ministër shendetsisë dhe mjekut të njohur Petrit Vargut. Ish-ministri Koja tha se qeveria do të vaksinojë së pari personelin mjeksor, më pas mësuesit dhe policët. Dhe pas tyre të moshuarit.

Mjeku Vargu insistoi se duhet patjetër që pas mjekëve të vaksinohen të moshuarit, se Covid-19 po merr jetë nga kjo kategori.

Sipas INSTAT janë 425 mijë të moshuar mbi moshën 65 vjeç. Ndërsa mjeku tjetër i njohur Sulçebe shtoi se duhet vaksionuar së pari mjekët dhe ata mbi 60 vjeç.

SHKARKO APP