“Mos na prek fjalën”, gazetarët në protestë para Kuvendit: Ligj diktature
Gazetarë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile dhe shoqata gazetarësh, po protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër paketës “Antishpifje” të propozuar nga qeveria ”Rama 2”. “MOSnaPREKfjalën”, është slogani i protestës, ku kërkohet që të mos cënohet liria e shprehjes, pasi sipas tyre paketa ”Antishpifje” bëhet me qëllim që të mbyllet goja e mediave.
Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile, kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online. 15 organizatat mediatike që kundërshtojnë këtë projektligj u shprehën se ata kërkojnë rrëzimin e plotë të ligjit dhe prandaj sot janë në protestë para Kuvendit, pasi për ta ky ligj është diktatorial.
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, teksa e ka cilësuar si censurë këtë paketë, bëri të ditur se në rast se Kuvendi e miraton sot, ata do ti drejtohet Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të kërkuar mosdekretimin e paketës.
Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.
Komisioni Europian thotë se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime. Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i pyetur nga “Zëri i Amerikës” mbi projektligjin, që ka ngjallur debate të mëdha në Shqipëri, tha se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Europë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.
Për këtë temë, mund të lexoni edhe:
Gazetarët në protestë, Ben Andoni: Qeveria kërkon pushtetin e katërt
Pankartat pikante nga gazetarët: Pas timonit edhe lapsin dhe mikrofonin? (FOTOLAJM)
Protesta e gazetarëve, Koçiu: Qeveria kërkon të jetë redaktore, ligj diktatorial
Gazetarët në protestë, Abilekaj: Të refuzojmë regjimin diktatorial
Gazetarët në protestë, Çipa: Censurë, do ti kërkojmë Presidentit të mos e dekretojë
3 rreziqet nga paketa ”Antishpifje”, lajmet e vërteta mund t’i vendosë vetëm Gjykata
”Paketa Antishpifje”, çfarë u pranua dhe çfarë u hodh poshtë
Avokati i Popullit: Paketa “Antishpifje” jo në përputhje me standardet ndërkombëtare
Carlo Bollino: “Antishpifje”, kontradiktat e një ligji të rrezikshëm