Multimiliarderi Xhorxh Soros: Po rikthehet kriza financiare e vitit 2008!

Nuk ka vonuar dhe ka reaguar njeriu më i njohur dhe më i zoti  i botës financiare në botë.

Tregjet botërore po përballen me një krizë financiare e cila të kujton vitin famëkeq 2008. Këto janë fjalët e George Soros, miliarderit amerikano-hungarez, siç raportohet nga Bloomberg. Soros paralajmëron investitorët në mbarë botën, të cilët duhet të mbeten “të kujdesshëm” në marrjen e transaksioneve në tregjet e aksioneve. Dhe ajo që prekupon më së shumti, sipas tij, është situata kineze. Soros i bëri këto deklarata në fjalimin e tij në një forum ekonomik në Sri Lanka.

George Soros

Kina, në fakt, është duke luftuar për të gjetur një model të ri të rritjes dhe zhvlerësimi i monedhës së saj nuk është tjetër, vetëm se transferimin i problemeve të saj në pjesën tjetër të botës. Një kthim në normat pozitive të interesit është një sfidë për botën në zhvillim, tha Soros, duke shtuar se mjedisi aktual ka ngjashmëri me atë të vitit 2008.

 

Tregjet e aksioneve, mallrave dhe monedhat janë nën sulm në këtë javë të parë të vitit. “Pekini ka një problem serioz të përshtatjes,” tha Soros. “Unë kam frikë se kjo është e barabartë me një krizë. Kur unë shoh tregjet financiare të sotme, shumëçka më kujton krizën që kemi pasur në vitin 2008”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që manjati amerikan bën parashikime të tilla fatale. Qysh në shtator të vitit 2011, ai paralajmëroi se kriza e borxhit Evropian, dhe në veçanti ajo greke, ishte më e rëndë se ajo e vitit 2008.

sso

Të gjithë treguesit financiarë të luhatshmërisë nëpër tregje, janë të paqëndrueshëm. Indeksi i rrezikshmërisë i Options Chicago Bord Exchange, për shembull, u rrit me 13 për qind, raporton sërish Bloomberg. Zhvlerësimi i ri i miratuar nga Banka Qendrore e Pekinit ka shkaktuar sërish panik në tregjet globale.

SHKARKO APP