Mustafa Nano “masakron” live kryeministrin për veshjen me poture

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu u zhvillua një debat me tone të larta mes kryeministrit Rama dhe analistit Mustafa Nano.

Përveç të tjerave ku Mustafa Nano e masakroi kryeministrin për ikjet e shqiptarëve në emigracion prej varfërisë apo problemet e tjera në vend, analisti Nano iu sul kryeministrit edhe për veshjen e tij skandaloze. Edi Rama u nxeh dhe filloi kundërsulmin nga Nanos, por ky i fundit nuk hezitoi ti thoshte se ti vishesh keq me poture në takime zyrtare, kur je i detyruar të visheni me kostum zyrtar. Mustafa Nano shtoi se ti je i detyruar të vishesh si çdo kryeministër europian e jo me këto poture!

Reagimi i kryeministrit ishte se unë vishem si të dua! Debati njohu më pas tone më të nxehta mes tyre, çka detyroi të ndërhyjë Blendi Fevziu.

Kryeministri insistoi se veshja ime do jetë modë më vonë.

Veshja e Edi Ramës gjatë takimeve zyrtare në Bruksel

Pjesë nga debati në emisionin “Opinion”

Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi?

Kryeministri Rama: Shprehu, po s’mund të thuash ti është vendi më i mirë (për Maqedoninë) këmbë mbi këmbë. Pse qenka vendi më i mirë?

Mustafa Nano: Po ç’është kjo arrogancë në vendin më të qelbur të Europës? Edhe për fajt të Kryeministrit edhe vjen këtu e na kanosesh ne? Po ç’është kjo? Pse s’të pëlqen kjo e imja ty (këmbë mbi këmbë)? Të na pëlqejnë poturet e tua.

Kryeministri Rama: Këmbë mbi këmbë, vendi më i mirë. Lere tani. Pse qenka vendi më i mirë?

Mustafa Nano: Sepse është tradicionalisht më i miri. Nuk lidhet vetëm me ju, por këto 6 vite është bërë më i mirë.

Kryeministri Rama: Nuk është e vërtetë! Pse? Më jep një fakt.

Mustafa Nano: Nuk ka azilantë malazezë. Nuk ka azilantë maqedonas.

Kryeministri Rama: Je komplet gabim. Harron të gjithë strukturën sociale të këtyre vendeve dhe harron që ato vende…shko në Mal të Zi, shko në Serbi, shko dëgjoji për faktin që thonë nuk ka njerëz për punë, nuk kanë. Ato vende kanë një strukturë sociale tjetër.

Mustafa Nano: Unë kur shikoj nga shtëpia gazetar me Kryeministër, nuk i kam qejf gazetarët që ngrenë zërin me Kryeministrin se kam qejf që Kryeministrin e vendit tim ta respektoj.

Kryeministri Rama: Dakord, por mos përdor terma ekstremë se pastaj…

Mustafa Nano: Jo nuk përdora ekstrem unë, por ju do më lejoni të flas.

(Kryeministri Rama imiton qëndrimin e analistit Mustafa Nano).

Kryeministri Rama: Ç’është kjo?

Mustafa Nano: Po jo si njeri që shkon me poture në Bruksel dhe çuditet nga këmbë mbi këmbë. Pse u çudite nga pozicioni im?

Kryeministri Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë? Edhe ti shikon nga pantallonat? I lashë unë ngjyrat, i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.

Blendi Fevziu: Po lere se çfarë lidhje ka kjo.

Kryeministri Rama: Si mund të biesh ti në këtë nivel dhe të thuash shkon me poture në Bruksel? Ç’është kjo fjali, shkon me poture në Bruksel?

Mustafa Nano: Duterte dhe Chavez kanë përdorur veshje…

Kryeministri Rama: Ata kanë shkuar me rroba ushtarake.

Mustafa Nano: Jo mo me veshje të veçanta.

SHKARKO APP