Myslim Murrizi për kolegët që do votojnë reformën: Spurdhjakë, pisa, hajdutë, vemje…
Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për qëndrimet e kolegëve të tij deputetë, të cilët kanë deklaruar sot se do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Murrizi i quan pisa, vemje dhe spurdhjakë,etj deputetët që janë pro marrëveshje, ndërsa thotë se ai përfaqëson 5 milionë shqiptarë!
Në reagimin e tij, deputeti Murrizi sulmon edhe politikanin e lartë gjerman, Johann Uadephul, një nga figurat kryesore të Bundestagut, i cili sot bëri thirrje për votimin sa më parë të reformës zgjedhore dhe pa ndryshime. Murrizi thotë se që pas vitit 1945, duke ju referuar periudhës së nazizmit, asnjë gjerman nuk e urdhëron dot Europën.
Reagimi i plotë i deputetit Myslim Murrizi:
“Hajdutët e politikës shqiptare dhe spurdhjakët politik që harxhojnë parat e vjedhura për të gjetur suflerë nga jashtë për të ruajtur karriket e pushtetit nuk mund të mbajnë peng 5 milion shqiptarë.
Koha kur një Gjerman i jepte urdher EUROPES ka perënduar me date 9 maj 1945. Shqipëria dhe Shqiptarët nuk hyjnë në BE nga firma e asnjë hajduti që kanë mbajtur Shqipërinë jashtë Europës prej 30 vitesh.
Delirantë që mbajnë në xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund të hiqen si shpëtimtarë të vendit dhe si faktorë që fusin Shqipërinë në BE.
Sado të përpiqen trastaxhinjtë për të arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa këllqe dhe pa moral në kundërshtim me atë që vetë kanë deklaruar prej 13 muajsh
KURRE NUK DO JA ARRIJNE DOT.
Shqiptarët duan LISTA TE HAPURA dhe nuk mund ti ndalojnë dot një grusht individesh që janë sot në parlament, por prej 25 vitesh kanë kandiduar për drejtor.
Deklaratat e sotme e 6 deputetëve legjitimon kthimin zyrtar të PD dhe LSI në KUVEND.
Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qenë hakmarrje ndaj DEPUTETEVE që ishin në Kuvend deri në atë kohë.
I uroj suksese rikthimit të PD dhe LSI në PARLAMENT, por duhet të rihapin tenderin për të gjetur edhe 1 deputet tjetër që të arrijnë formimin e një grupi parlamentar miks me emrin PISDAL.