Ndihmat nga BE, Martin Henze: Kujdes, z. Soreca, Europa do ta mbikëqyrë mirë shpërndarjen e fondeve!

Martin Henze
Martin Henze

Martin Henze, këshilltari Ekonomik i CDU-së, partisë së Angela Merkel, ka reaguar lidhur me njoftimin, që ka bërë ambasadori i BE-së Luigi Soreca në kuadër të solidaritetit të Komisionit Europian për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Henze i drejtohet Soreca-s, duke u shprehur se “administrata qeveritare dhe qeveria “Rama” janë ndër ata që dyshohen për korrupsion dhe Europa do ta mbikëqyrë me shumë kujdes procesin e shpërndarjes së fondeve të BE-së.”

Z. Soreca, Europa dhe shtypi ndërkombëtar tani do ta mbikëqyrin me shumë kujdes procesin e shpërndarjes së fondeve të BE-së, përfshirë angazhimin e ambasadorit të BE-së. Siç e dini, administrata qeveritare dhe qeveria “Rama” janë ndër ata që dyshohen për korrupsion,”- shkruan Henze në një postim në Twitter.

SHKARKO APP