Ndonëse kriminale publikimi i rrogave të 630 mijë qytetarëve, por tregoi se si paguhen disa analistë me paga 15 apo 20 milionë lekë në muaj!

Ajo që ka ndodhur sot me publikimin e pagave të mbi 630 mijë personave është kriminale dhe duhet dënuar penalisht nga drejtësia në kohë rekord.

Natyrisht që çdo e keqe ka edhe një të mirë!

Nëse shikon me kujdes emra analistësh apo njerëz nga bota e medias shqiptare vëren se pagat e tyre janë të jashtëzakonshme, stratosferike. Ose me saktë nëse nuk do të dilte data base, nuk do të kishim kurrë mundësi të merrnim vesh se nga u vijnë burimet financiare krejt të pa imagjinueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe gazetarë të njohur të CNN apo BBC, bile drejtues të këtyre stacioneve prestigjoze ndërkombëtare, nuk kanë rroga të tilla mujore siç dalin disa emra analistësh shqiptarë dhe kosovarë, për të cilët kishte dyshime se pse e ngrinin zërin nëpër studio televizive proqeverisë, por kur shikon rroga mes 15 milion deri në 22 milionë lekë në muaj kupton qartë se sa të “pavarur” janë ata!

Swiss Digital Mobile Reklama

Me pas kur del nga sistemi i pagave të botuara sot online se kush ua paguan rrogat në bordero, kupton pronarët e vertetë të zërit të tyre të “lirë”.

Por nga data base që u publikua konstaton se si disa analistë paguhen në vende pune që nuk kanë asnjë lidhje me punën në media.

Pra qeveria paguan biznesmenë të caktuar dhe këta mbajnë me shuma lekësh analistët e këta flasin me dinakeri e mjeshtri siç do qeveria.

Natyrisht që u bëfshin mirë lekët, por së paku të mos na çajnë trapin me moralin e tyre të pështirë si gjoja njerëz të drejtë e që janë të lirë nëpër studio televizive kombëtare.

Ata (emrat nuk po ua përmendim derisa të pyesim një avokat nëse përbën shkelje ligji) nuk duhet të na tregojnë ligjin, barazinë, luftën ndaj pabarazisë, etj nëpër studio që kanë licensë kombëtare. Natyrisht që janë media televizive private, por licensa mbetet pasuri publike e të gjithë shqiptarëve dhe ata që na bëjnë moral, të mos na shiten si shenjëtorë.

Natyrisht që disa analistë apo gazetarë me emër punojnë në mënyrë titanike dhe e meritojnë, por sëpaku disa syresh, pas këtij publikimi doli se ku paguhen. Dhe pse paguhen kaq shumë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?